
Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Obiliq, rrahen në mes vete tetë persona, dy prej tyre të mitur
28.12.2024 - 10:25
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 27.12.2024 tetë persona janë rrahur në mes vete, pas një mosmarrëveshje.
Sipas Policisë, të dyshuarit që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar në tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit gjashtë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të mitur kanë vazhduar në procedurë të rregullt.