
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Obiliq, raportohen të shtëna me armë drejt një veture në rrugë
21.2.2023 - 10:08
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje në orën 17:00 në Obiliq.
Në vendin e ngjarjes, policia nuk ka gjetur asgjë të dyshuar apo dëmtim të veturës.
Me vendim të prokurorit rasti i cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka shkuar në procedurë të rregullt.