Obiliq, punonjësi i KEK-ut pozitiv me coronavirusin e ri

Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se rasti i ri me COVID-19 në fshatin Milloshevë të kësaj komune është rast kontakti, përkatësisht punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës, në mihjen sipërfaqësore në Bardh.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi një rast të ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rasti në fjalë është rast kontakti, punëtorë në Korporatën Energjitike të Kosovës,në mihjen sipërfaqesore në Bardh”, ka thënë kryetari i Komunës, Xhafer Gashi.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, rreziku ende nuk ka kaluar, ky armik i padukshëm është ende mes nesh”, ka shtuar ai.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 1,142 raste, janë shëruar 871 pacientë dhe kanë vdekur 30 .