Ilustrim

Obiliq, një person kanoset për të kthyer paratë që kishte marrë me fajde

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës së një person prej të cilit kishte marrë para borxh e ka kanosur duke i kërkuar paratë.

Sipas policisë, ankuesi ka marrë 3 mijë euro borxh për t’i kthyer 6 mijë euro. Por shuma ka ardhur duke u rritur dhe i dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë.

Ngjarja ka ndodhur dje në Obiliq.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e PK-së.