Obiliq, në kohë pandemie luajnë bixhoz rrezikojnë 3 vite burg

Një grup personash janë hasur duke luajtur bixhoz në situatën ku kriza e pandemisë COVID 19 ka prekur pothuajse të gjitha zonat në Kosovë
Njoftimi i policisë për rastin sqaron se tetë vetë janë arrestuar në qytetin e Obiliqit pasi u hasën në një lokal duke luajtur bixhoz.
Sipas njoftimit të policisë tetë të arrestuarit janë proceduar penalisht dhe rrezikojnë dënime deri në 3 vite burgim.

Në mbarë vendin tashmë janë regjistruar 362 raste të prekur me virusin COVID19 prej tyre 7 tashmë kanë ndërruar jetë.

Statistikat në këtë link