Shtepia e Pleqve ne Obiliq

Obiliq, mbyllet përkohësisht Shtëpia e Pleqve për shkak të coronavirusit

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se me qëllim të menaxhimit të situatës nga coronavirusit, kanë mbyllur përkohësisht Shtëpinë e Pleqve, pasi që rrezikshmëria më e lartë nga ky virus po atakohet e tek të moshuarit.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar qytetarët se gjatë ditëve në vijim do shqyrtojmë edhe masat e tjera parandaluese, duke përfshirë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin (DDD) të institucioneve arsimore, shëndetësore dhe komunale.

Kujtojmë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjithashtu ka marr vendim që nga sot të mbyllen të gjitha Qendrat për të Moshuarit.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, ka rekomanduar qytetarët që t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të coronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje: Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi.

Sipas të dhënave të Index.hr aktualisht janë 121,487 të prekur me Coronavirus, 4,382 kanë vdekur nga virusi dhe 66,912 janë shëruar.