Foto: Ilustrim

Obiliq, kanoset nga ish-bashkëshorti

Një qytetare nga Obiliqi ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në shtëpinë e saj (te prindërit), është kanosur nga ish-bashkëshorti.

Sipas ankueses, i dyshuari ka tentuar ta sulmojë fizikisht.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima qëndron në familjen e saj tek prindërit.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.