Foto: Ilustrim

Obiliq, kalimtari gjen një person të vdekur në fushë

Një qytetar nga fshati Milloshevë i Obiliqit derisa ishte duke ecur në një fushë ka hasur një person të shtrirë.

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e personit..

Sipas policisë,  viktima është raportuar si person i zhdukur  më 09.02.2021 në Vushtrri.

Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion.