Obiliq - I dyshuari për drogë kapet me arsenal luftarak - FOTO

Një person është arrestuar sot nga ana e Policisë së Kosovës në Obiliq.

Shtëpia e të njëjtit është bastisur ku nga ana e Policisë janë sekuestruar:

Një pushko-mitrolez M-7.92,

Një magazinë të fishekëve,

Rreth 617 fishekë,

2 radiolidhje.

Tri thika,

52g substance narkotike lloji nuk dihet,

19g substance narkotike dyshohet marihuanë, etj.

“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I njëjti është ngarkuar me veprat “mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës”, si dhe “posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge”.