Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Obiliq, gruaja rrahet nga burri

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në mëngjes në Obiliq.

Sipas Policisë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i cili i kishte  shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Njësiti policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe nuk  e kishte hasur në shtëpi.

Rasti është duke u hetuar.