Obiliq - E tejkalon me veturë dhe e gjuan me armë viktimën

Një person ka raportuar në Polici se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës.

Sipas Policisë, ky i fundit kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacionin policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Obiliq.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.