Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Obiliq – Dyshime se dhunoi seksualisht të dashurën

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimet se ka dhunuar seksualisht viktimën me të cilën kishte pasur lidhje dashurie.

Policia në raportin e saj ka treguar se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar prapa grilave për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën grua. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kishte pasur lidhje dashurie me viktimën. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia.