Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Obiliq, burri raporton se u ngacmua seksualisht nga një i dyshuar

Një burrë në Obiliq ka raportuar në Polici së është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar.

I njëjti ka raportuar se një i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht dhe përmes rrjeteve sociale i ka shkruar mesazhe me përmbajtje erotike.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:45.

“Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”- ka njoftuar Policia.