Ilustrim

Obiliq, babai raporton në Polici se i biri i vuri flakën shtëpisë

Një qytetar është ankuar në Polici në Obiliq se i biri i tij pas një mosmarrëveshjeje i ka vënë flakën shtëpisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Policia njofton se Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti, i cili po trajtohet si zjarrvënie, është duke u hetuar.