Obiliqi - Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com

Obiliq - Arrestohet pasi uzurpoi banesën nga qershori dhe nuk e liroi

Policia e Kosovës e ka arrestuar një qytetar pasi që i njëjti që nga 23 qershori i këtij viti e ka uzurpuar një banesë dhe nuk ka pranuar ta lirojë.

Sipas PK-së, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Ndërkaq, me vendim të të cilit pas intervistimit i dyshuari ndalohet për 48 orë.