Obiliq, arrestohet pasi publikoi në rrjete sociale fotografi të ish të dashurës

Një person është arrestuar në Obiliq, pasi që ka publikuar fotografi kompromentuese në rrjete sociale të ish të dashurës së tij.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:30 në Obiliq.