foto: Ilustrim

Obiliq, arrestohet një burrë pasi rrahu gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar të nacionalitetit serb pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, pas një mosmarrëveshje.

Sipas njoftimit, viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 23:00 në Obiliq.