Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Obiliq, arrestohet nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshortin

Një e dyshuar është arrestuar në fshatin Plemetin të Obiliqit nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor. 

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.