Policia e Kosovës

Obiliq, arrestohet e më pas lirohet një person, sulmoi fizikisht gruan e tij

Një person është arrestuar e më pas liruar në procedurë të rregullt në Obiliq, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij, si pasojë e mosmarrëveshjeve.

Gruaja ka pësuar lëndime trupore, për cka edhe i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 07:00 në Obiliq.