foto: Ilustrim

Obiliq, arrestohen tre persona pasi u rrahën në mes vete

Janë arrestuar tre burra pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Incidenti ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.