Nxirret nga rrënojat vëllai tjetër i vdekur nga Gjilani

Është nxjerrë nga gërmadhat edhe trupi i pajetë i Shemsedin Abazit nga Gjilani, i cili bashkë me të vëllain e tij ishin ngujuar nën gërmadhat e Hotel Tropikal.

Këtë e ka bërë të ditur para pak minutash ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani.

Ai ka shkruar se

“Tashmë sapo e nxorëm nga gërmadhat e hotel Tropikal, të ndjerin Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Epërm i Gjilanit. Ngushllime familjes Abazi nga vdekja tragjike e djemve të tyre nga tërmeti! Ambasada e Kosovës në Tiranë”, ka shkruar Hasani.

Dy vëllezër nga Gjilani janë gjetur të vdekur nën rrënojat e një hoteli në Durrës, i shembur nga tërmeti tragjik.

Kështu ka bërë të ditur gjatë ditë së djeshme kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës. Lutem për shpirtin e tyre. Në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen me familjen e të viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë. Ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në njoftimin e tij në rrjetin social ‘Facebook’.

 

Një kosovar nga Gjilani i vdekur në Durrës

.