Foto: Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës

Nxënësit rusë të mësojnë për 'domosdoshmërinë' e luftës

Ministria e Arsimit e Rusisë ka njoftuar se nxënësve të shkollave në mbarë vendin do t’u jepet një mësim virtual se “pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri”.

Udhëzimi i transmetuar do të zhvillohet në orën 12:00 sipas orws lokale tw Moskës (09:00 GMT) të enjten.

Teleshikuesit (nxënësit) do të mësohen “për rrezikun që NATO përfaqëson për vendin tonë” dhe “përse Rusia ka reagaur për mbrojtjen e civilëve në Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk”.

Një deklaratë në faqen e ministrisë në Facebook thotë se fëmijët gjithashtu do të mësojnë “si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në rrjedhën e madhe të informacionit, fotove dhe videove që po e vërshojnë internetin sot”.

Sulmi rus mbi Ukrainën ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. 

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe NATO-ja dhe aleatët e tyre e dënuan sulmin dhe janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe jan zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./BBC