Shkolla e re e pa funksionalizuar në fshatin Pjetërshticë, Foto:KALLXO.com

Nxënësit në Shtime shfrytëzojnë objektin  e ri të shkollës

Në janar të vitit 2021 nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Idriz Ajeti” në Pjetërshticë të Shtimes kanë filluar mësimin në objektin e ri.

Në muajin korrik të vitit 2020 KALLXO.com kishte publikuar hulumtimin për problemet e banorëve të Shtimes që përfshinin faktin që shkolla në fjalë nuk ishte funksionalizuar.

Më 18 janar të vitit 2021, gjashtë muaj pas hulumtimit  Komuna e Shtimes ka njoftuar se është bërë përurimi i objektit të ri të shkollës në Pjetërshticë.

Perurimi i objketit të ri të shkollës “Idriz Ajeti”, në Pjetërshticë, Shtime. Foto: Komuna Shtime, KALLXO.com

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetori të dytë të vitit shkollor 2020/21, kemi zgjedhur të përurojmë njërën nga shkollat e reja në komunën tonë, Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “ Idriz Ajeti” në Pjetërshticë”, thuhet në postimin e komunës.

Nxënësit e shkollës ‘’Idriz Ajeti’’ kanë zhvilluar mësimin në objektin e vjetër, i cili ishte përball objektit të ri.

Drejtori i Shkollës në Pjetërshticë, Faruk Brahimi për KALLXO.com kishte thënë se dy herë ka dështuar tenderi për inventarizimin e shkollës së re.