Ilustrim
Nxënësit në Malishevë i gjendet revole dhe tre fishekë
27.1.2022 - 09:53
Policia e Kosovës, e ka shoqëruar në stacion policor një nxënës pasi i është gjetur një revole dhe tre fishekë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 09:10 në Malishevë.
Sipas Policisë i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet si armëmbajtje pa leje.