Nxënësit në Angli pritet të mësojnë si të vërejnë dezinformatat dhe përmbajtjen ekstremiste në internet

Fëmijët në Angli do të mësohen se si të vërejnë përmbajtje ekstremiste dhe dezinformuese online.

Sekretaresha për Arsim në Angli ka thënë se do të ndryshohet kurrikula e mësimdhënies në këtë vend.

Sipas The Guardian, Bridget Philipson ka deklaruar se do të krye një rishikim të kurrikulës për shkollën fillore dhe shkollën e mesme të ulët, në mënyrë që fëmijët të zhvillojnë mendimin kritik dhe të “armatosin” fëmijët kundër teorive konspirative.

Në mësimet e teknologjisë, mund të mësohet se si të vërehen ueb0sajtet që shpërndajnë lajme të rreme e po ashtu përmes matematikës të analizohet konteksti i statistikave.

“Është më e rëndësishme se kurrë që t’u japim të rinjve njohuritë dhe aftësitë për të qenë në gjendje të sfidojnë atë që shohin në internet” – deklaroi Phillipson për Sunday Telegraph./The Guardian