Foto: Policia e Kosovës

Nxënësit me revole e thika në shkollë, aksion i Policisë në Ferizaj

Dy armë, disa thika dhe substancë e dyshuar narkotike është gjetur nga Policia e Kosovës gjatë kontrolle që është bërë në disa shkolla në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë armët janë gjetur te dy persona të dyshuar, substanca narkotike te tre të tjerë dhe thikat te disa persona tjerë.

Në një njoftim Policia ka treguar se ky aksion i Policisë është kryer nga policë me rroba civile.

Tutje është treguar se Policia do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës