Testi i Maturës 2019 - Foto: KALLXO.com

Nxënësit krijojnë grup për shpërndarje të testit të maturës online

Edhe këtë vit, njëjtë si vitet paraprake nxënësit maturantë kanë krijuar grupe online për të shpërndarë pyetjet e testit të maturës.

Në grupet e Facebook, maturantët shpërndajnë fotografitë me pyetje e testimit dhe presin përgjigje nga persona që janë jashtë.

Në ora 10:00 është paraparë që mbi 26 mijë maturantë t’i nënshtrohen testit të maturës, por jo të gjitha qendrat e testimit kanë mundur të fillojnë në kohë.