Nxënësit e shkollave të cilat do shërbejnë të dielën për vendvotime, të hënën mbajnë mësim online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë sot vendim që organizimi i procesit mësimor më datën 18 tetor do të zhvillohet sipas skenarit C, apo pa prezencë në shkolla dhe mësim nga distanca përmes platformave të ndryshme.

“MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datë 17 tetor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 18 tetor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake”, thuhet më tej në vendim.

MAShT-i thotë se komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 19 tetor.

Më herët, SBAShK kërkoi që 18 tetori të jetë ditë pushimi dhe të dezinfektohen shkollat.

SBAShK: Më 18 tetor të mos mbahet mësim, të dezinfektohen shkollat

.