Ilustrim

Nxënësit e një shkolle fillore në Lipjan gjejnë dy fishekë me gaz nën bankë

Një mësues i shkollës fillore “Kadri Beba” në Lipjan, ka raportuar në Policinë e Kosovës se në shkollë janë gjetur dy fishekë me gaz.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin “Ribar i Madh”, dje rreth orës 17:30.

“Ankuesi ka informuar se nën bankë të një klase, nxënësit kanë gjetur dy fishekë me gaz”, ka njoftuar PK.

Policia ka njoftuar se fishekët janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.