Nxënësit e Kosovës nën nivelin mesatar në matematikë dhe shkencë

Organizata ndërkombëtare për vlerësim sot ka publikuar rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study), në të cilin Kosova ka marrë pjesë për herë të parë me nxënësit e klasave të katërta.

Sipas rezultateve të publikuara, mesatarja e shkallës së TIMSS është mbi 500 pikë dhe arritshmëria mesatare e nxënësve të Kosovës në matematikë është 444 pikë, kështu Kosova është është në vendin e 49-të nga 58 shtete pjesëmarrëse (apo në vendin e 54 nga 64 pjesëmarrësit) .

Po ashtu, në Kosovë 73% e nxënësve kanë arritur nivelin e ulët, 37% nivelin e mesëm, 8% e nxënësve kanë arritur nivelin e lartë dhe 1% nivelin e avansuar.

Kurse, sa i përket shkencës, rezultati mesatar i nxënësve të Kosovës në shkencë është 413 pikë dhe shteti ynë është në vendin e 52- të nga 58 shtete pjesëmarrëse ( apo në vendin e 58 nga 64 pjesëmarrësit) .

Ky studim ndërkombëtar i cili organizohet nga viti 1995, matë arritjet e nxënësve në matematikë dhe shkencë çdo katër vjet duke administruar teste në një mostër nxënësish në klasën e katërt dhe të tetë.

TIMSS 2019 është cikli i shtatë i këtij vlerësimi dhe Kosova mori pjesë për herë të parë vetëm në vlerësimin e klasës së katërt me 4435 nxënës që kanë marrë pjesë në test nga gjithsej 219 klasat e përzgjedhura në 145 shkolla.

Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link.