Nxënësi nga Kosova fiton çmimin e tretë në Kupën Evropiane të Matematikës

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar sot se ekipi nga Kosova ka fituar çmimin e tretë dhe mirënjohje nderi në Kupën e 10-të Evropiane të Matematikës.

Sipas një njoftimi, gjatë ditës së sotme ka përfunduar Kupa e 10 Evropiane e Matematikës, EMC 2021, e cila është mbajtur në mbi 30 vende të botës.

Njoftimi i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës:

Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Çmim të Tretë dhe një Mirënjohje Nderi.

Dion Aliu, nxënës i klasës XI, ka fituar Çmim të Tretë me gjithsej 12 pikë.

Erjon Hasi, nxënës i klasës XI, ka fituar Mirënjohje Nderi me gjithsej 10 pikë.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.