Nxënës dhe mësues vriten në një shkollë në qytetin Kazan të Rusisë

Disa fëmijë dhe një mësues janë vrarë nga të shtënat në një shkollë në qytetin rus, Kazan.

Raportet mbi numrin e vdekjeve po ndryshojnë, por zyrtarët thanë se të paktën shtatë fëmijë kanë vdekur. Shumë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital, raporton BBC.

Një adoleshent u arrestua pas sulmit në shkollë, që ndodhej rreth 820 km në lindje të Moskës në republikën kryesisht myslimane të Tatarstanit.

Presidenti i Tatarstanit Rustam Minnikhanov e përshkroi sulmin si një “tragjedi”.

Duke iu përgjigjur sulmit, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai do të rishikonte ligjet e Rusisë për kontrollin e armëve.