Jeta në Komunë, Malishevë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nxehet debati për gurëthyesit e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është ballafaquar me problemet aktuale të kësaj komune.

Qytetarët në drejtim të kryetarit e kanë ngritur si shqetësim çështjen e operimit të gurëthyesve në Malishevë.

Kurse, Begaj në emisionin “Jeta në Komunë”, tha se gurëthyesit i sjellin vetëm dëme komunës.

“Çështja e gurëthyesve është problematike për neve, por s’është kompetenca e jona, komisioni për miniera dhe minerale merret me këtë. Komuna ka vetëm dëme prej gurëthyesve asgjë tjetër”, thotë Begaj.

Për këtë reagoi, asamblisti i LVV-së, Alban Krasniqi tha se kryetari nuk po i largon pëlqimet e gurëthyesve.

“Asnjë gurëthyes nuk ka mundësi të hapet apo funksionalizohet në Malishevë pa lejen  e kryetarit, ai e ka dhënë pëlqimin e Kërvasarisë edhe të gurëthyesve të tjerë dhe kemi kërkuar dhe kemi nxjerrë vendim që të pezullohen pëlqimi, por ai e ka hek vetëm të fshatit Bellanicë, por e bëri vetëëm për inate partiake”, tha Krasniqi.

 

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komunë” është i ftuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Begaj përballë Jeta Xharrës, asamblistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, do të ballafaqohet me premtimet e vitit 2017.

Begaj do të flas për politizimin e arsimit në këtë komunë, drejtorët e shkollave me aktakuza, problemet me ujësjellës e kanalizim si dhe gurëthyesit që operojnë në këtë komunë.

Të ftuar në studio janë: Alban Krasniqi asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Mazreku nga PDK, Nexhat Krasniqi, ish-kandidat për kryetar të komunës dhe Bukurije Rrustemi, aktiviste. Ndërsa në ZOOM merr pjesë Flutura Zymi, aktiviste e shoqërisë civile.