Nushi i PSD-së për ata që nuk e pëlqyen aksionin me miell: Ju ftoj ta gjuani me çkado që nuk e lëndon fizikisht

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokarte, Nol Nushi, ka drejtuar një kërkesë ndaj personave që nuk u ka pëlqyer aksioni i aktivistëve të kësaj partie ku ministri Hekuran Murati u gjuajt me miell në emër të punëtorëve.

Ai ka kërkuar që të përdorin produkte të tjera që nuk e lëndojnë fizikisht ministrin Murati.

“Juve që nuk iu ka pëlqy gjuajtja e miellit ndaj ministrit ju ftoj që ta gjuani me: vezë, domate, tomel pluhur, çkado që nuk e lëndon fizikisht” – ka shkruar Nushi në Facebook.
Sot, në një aksion simbolik, aktivistët e PSD-së e gjuajtën me miell ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedent që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve” – shkruhej në përshkrimin e videos të cilën e publikoi në Facebook, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

PSD e gjuan me miell Hekuran Muratin (VIDEO)