Deputeti Fadil Nura, foto: PDK

Nura: Kundërshtoj shkarkimin e bordit të  Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ka kundërshtuar propozimin e pozitës për shkarkimin e bordit të Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave.

“Kundërshtoj shkarkimin e bordit rregullativ të hekurudhave”, ka thënë Nura.

Tutje ai ka kërkuar që të zbatohet modeli i krijuar nga qeveria e Hashim Thaçit.

“Për çështjen e trenit ilegal deri në stacionin e Mitrovicës, modelin e keni të gatshëm vendimi është lëshuar me kohë nga ARH-ja, andaj zbatojeni modelin e Hashim Thaçit, ai e ka udhëheq procesin e ndaljes së trenit ilegal në veri, tash ndaleni ju të tjerët, pse spo i ndalni?”, është shprehur Nura.