Numri i votuesve deri në ora 19:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 19:00 kanë votuar 468 mijë qytetarë apo 38,08% në 21 komuna ku u zhvilluan rundi i dytë për zgjedhjen e kryetarëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në balotazh është 1 milionë e 260 mijë e 571.

Në Kosovë sot u mbajt rrethi i i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave.

Qendrat e votimit nëpër këto komuna janë hapur në ora 07:00 dhe janë mbyllur në ora 19:00.

Këtu gjeni të dhënat e  daljes në votime.