Numri i vdekjeve në botë nga COVID-19 shkon mbi 50 mijë

Vdekjet globale nga COVID-19 sonte kanë kaluar numrin 50,000 pasi Italia njoftoi 760 vdekje të reja në 24 orë, sipas Worldometers.

Numri i rasteve me COVID-19 në botë ka kapur shifrën 997,024 ndërsa në 24 orët e fundit numri i vdekjeve ka arritur në 50,970.

Ndonëse ky virus u paraqit në Kinë fillimisht, tashmë ky shtet ka arritur të ndalë përhapjen e virusit.

Numrin më i madh i rasteve aktualisht është në ShBA, pasur nga Italia, Spanja e Gjermania.

Në ShBA në 24 orët e fundit janë raportuar +675 vdekje duke bërë që numri i të vdekurve në këtë vend të shkojë në 5,777, në Itali +760 duke bërë që numri i vdekjeve të jetë 13,915, në Spanjë +709 duke bërë që numri i të vdekurve në këtë vend të shkojë në 10,096, në Gjermani +117 kanë cuar numrin total të vdekjeve në 1,048.

Në rajonin Evropian, Italia vazhdon të mbetet shteti më i prekur me +4,668 vetëm në 24 orët e fundit.