Numri i të shëruarve sot nga COVID-19

60 persona janë shëruar sot nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të shëruarve ka arritur në gjithsej 2063.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se 214 raste të reja janë regjistruar sot në vend nga kjo sëmundje.

Kjo është edhe shifra rekord që nga përhapja e COVID-19 në Kosovë.

Numri ka arritur në 4100 të të prekurve.

Kurse, rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.

Rekord i zi, 214 raste të reja me COVID-19

.