CoVid-19 - Të shëruar

Numri i të shëruarve sot nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë shëruar 7 pacientë nga COVID-19.

Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 801.

Ndërkaq, IKShPK njoftoi se vetëm një rast i ri ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

I infektuari është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri).

Ky rezultat është nga testimi i 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i të prekurve ka arritur në 1.048 raste dhe 30 viktima.