Numri i rasteve të regjistruara në botë me COVID-19 arrin në rreth 11 milionë

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në botë janë regjistruar 10 milionë e 932 mijë e 445 raste.

Nga kjo shifër gjysmë milioni kanë vdekur, ose saktësisht 521 mijë e 622 persona. Numri i të shëruarve fatmirësisht është i lartë dhe prek shifrën e 6 milionë e 109 mijë e 155 persona.

Sa i përket shteteve të botës, në vend të parë me numrin më të madh të prekurish me coronavirus e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsej numri i të prekurve me coronavirus në SHBA është 2 milionë e 813 mijë e 420.

Nga kjo shifër, numri i viktimave nga infektimi me coronavirus është 131 mijë e 197. Vetëm sot SHBA-janë regjistruar 399 persona të vdekur nga coronavirus.

Numri total i të shëruarve në SHBA është 1 milion e 178 mijë e 660 persona.

Në vend të dytë sa i përket numrit me të prekur me coronavirus, është Brazili. Vetëm sot në Brazil janë shënuar 23 mijë e 515 raste e në total 1 milion e 476 mijë e 884. Sot Brazili ka shënuar numrin më të madh me viktima. Gjithsej 601 raste të vdekjeve nga coronavirus janë shënuar vetëm sot ndërsa në total numri arrin në 61 mijë e 314.

Pas Brazilit, Rusia ka regjistruar gjithsej 661 mijë e 165 të prekur me coronavirus. Vetëm sot janë shënuar 6 mijë e 760 raste. Numri i viktimave në Rusi sipas statistikave është 9 mijë e 683.

Mijëra raste të reja sot me coronavirus ka regjistruar edhe India. 21 mijë e 948 raste janë regjistruar vetëm sot ndërsa numri total arrin në 627 mijë e 168. Sipas statistikave në Indi janë shënuar në total 18 mijë e 225 persona të vdekur nga coronavirus.

Në këtë link mund të informoheni në kohë reale për statistikat e të prekurve me coronavirus nëpër botë.