Numri i rasteve aktive me COVID-19

Në vend numri i rasteve aktive me COVID-19 është 213.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,828,431 doza të vaksinës.

Kurse, deri dje janë dhënë 102,545 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve nga coronavirusi është 224,947.