Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Numri i rasteve aktive me COVID-19 po bie

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka disa ditë që ka zbritur nën 3,000.

Gjatë ditës së sotme, në të dhënat 24 orëshe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri i rasteve aktive është 2.760.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 raste pozitive me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 5 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste.

Komuna më e prekur me COVID-19, mbetet Prishtina me 6 raste vetëm për 24 orë, duke vazhduar më pas Gjilani me 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.

Dalin rezultatet e 561 mostrave të testuara për COVID-19

5 vdekje gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19