CoVid-19 - Të shëruar

Numri i pacientëve të shëruar sot nga COVID-19

63 pacientë janë shëruar sot nga COVID-19 në Kosovë. Numri i të shëruarve ka arritur në 1,171.

Ndërkaq, 95 raste të reja u regjistruan nga kjo sëmundje.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri.

Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri është 2363 raste, prej tyre 40 persona kanë vdekur.