Numërohen mbi 47 mijë vota të ardhura përmes postës, LVV merr shumicën e tyre

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 16:00 ka numëruar 47 mijë e 336 vota të ardhura me postë.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 36 mijë e 696 vota, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 341 vota, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 743 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 45 vota, Nisma Socialdemokrate 411 vota, ndërsa pjesa tjetër e votave është shpërndarë nëpër subjektet e tjera politike.

Gjatë ditës së sotme, QNR pritet ta përfundoj numërimin e votave nga jashtë. Ndërsa, të enjten me 4 mars, KQZ pritet të dalë me rezultatet përfundimtare.

Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 14 shkurtit