Numërohen votat me kusht në Prishtinë, Vitia renditet i pari
27.10.2021 - 08:56
Numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçnata ka përfunduar për Komunën e Prishtinës.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka marr më së shumti vota me kusht nga të gjitha subjektet 843.
Pas Vitisë, më së shumti vota ka marr kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama 483 vota.
I treti renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismaili, me 445 vota.
Deri më tani në rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i LVV-së Arben Vitia renditet i pari me 42.33 për qind të votave dhe i dyti është kandidati i LDK-së Përparim Rama me 29.35 për qind të votave të cilët do të ballafaqohen në raundin e dytë të zgjedhjeve në balotazh.