Numërohen më shumë se gjysma e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Deri në orën 15:00 janë numëruar rreth 13 mijë vota me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, siç e kemi bërë të ditur, në plan për tu numëruar janë rreth 27 mijë vota që i përkasin këtyre kategorive”, ka thënë Elezi.

“Deri në orën 15:00 janë numëruar gjysma e tyre, më shumë se 13 mijë dhe po besojmë që deri nesër gjatë ditës, të arrimë të përmbyllim procesin e numërimit të gjitha këtyre fletëvotimeve”, tha tutje ai.

Zëdhënësi i KQZ-së tha se gjatë ditës së nesërme do të fillojë edhe numërimi i katër vendvotimeve për të cilat sot KQZ mori vendim për rinumërim.

“Gjatë ditës së nesërme planifikojmë të i numërojmë edhe numërimin e 4 vendvotimeve për të cilat vendosi KQZ për rinumërim”, tha Elezi.

KQZ vendos që të rinumërohen edhe 3 vendvotime

www.kallxo.com