Numërohen mbi 50% e vendvotimeve për votat e kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në përfundimin e ditës së shtunë me 15.02.2025 janë numëruar 53.93% e vendvotimeve, për votat e kandidatëve për deputetë.

Përmes një njoftimi për media, KQZ ka thënë se janë numëruar 1 mijë e 367 vendvotime, nga 2 mijë e 533 në total.

“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 11 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Po ashtu, është bërë e ditur se sot me 16.02.2025 në ora 16:00 është planifikuar të fillojë numërimi i votive për kandidatët për deputetë edhe në komunat e veriut në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa aktualisht procesi po vazhdon në 24 Qendra Komunale të Numërimit.

Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit planifikohet të fillojë edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.