Numërohen mbi 40% të votave të diasporës, këto janë rezultatet (FOTO)

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar mbi 5 mijë e 900 vota ose mbi 40 për qind të votave të diasporës.

Deri në këto momente, Lëvizja Vetëvendosje është duke udhëhequr. Për të kanë votuar 2 mijë e 990 qytetarë që jetojnë në vendet jashtë Kosovës.

E dyta parti qe ka marrë më së shumti vota është LDK: 1 mijë e 72.

PDK deri më tani ka grumbulluar 913 vota ndërsa koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR-PD deri më tani kanë marrë 398 vota.

AAK-PSD pas numërimit të mbi 5 mijë e 900 votave ka marrë 382 vota.

KALLXO.com është duke monitoruar procesin e numërimit të votave të diasporës dhe do të ju informojë në vazhdimësi.

Sot gjatë ditës, KALLXO.com transmetoi LIVE numërimin e votave të dërguara me postë nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme.

Rezultatet e fundit nga numërimi i votave të Diasporës