Numërohen mbi 4 mijë vota të Diasporës, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të Diasporës, proces që ka filluar që nga ora 17:00.

E deri në këto momente janë numëruar 4,551 vota.

Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka 2,083 vota.

LDK është e dyta me 1,053 vota.

PDK e Kadri Veselit nga ky numërim deri më tani ka 555 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 281 vota ndërsa koalicioni tjetër Nisma-AKR-PD ka 187 vota.