Numërohen mbi 33 mijë vota me postë, mbi 26 mijë i merr LVV

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 9:00 të mëngjesit i ka numëruar 33 mijë e 488 vota të ardhura përmes postës.

Sipas rezultatit Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26 mijë e 79 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 2 mijë e 829, Partia Demokratike e Kosovës 2 mijë e 486 vota ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 944 vota.

Gjatë ditës së sotme pritet që KQZ-ja të del me rezultate përfundimtare.